LAJMI I FUNDIT:

Pas video mesazhit të fundit të LVV-së, Çitaku: Nuk qeveriset me propagandë, punoni diçka!

Pas video mesazhit të fundit të LVV-së, Çitaku: Nuk qeveriset me propagandë, punoni diçka!
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Pas publikimit të video mesazhit të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku akuzon pushtetet e kaluara për sektorin e energjisë, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike. Ama bash secilin, prej ndërtimit të termocentralit me thëngjill Kosova e re, deri tek kyçja në gazsjellësin e mbështetur nga SHBA-të”.

“Qeveria Kurti nuk e ka sjellë as projektin e MCC, e as ndonjë projekt tjetër në Kosovë” , ka shkruar Çitaku, në një postim në Facbook, transmeton Telegrafi.


Video mesazhet, Peci: LDK-ja po e kopjon LVV-në
Lexo po ashtu Video mesazhet, Peci: LDK-ja po e kopjon LVV-në

Ajo thotë se “e vetmja e arritur e kësaj qeverie është rikthimi i agregatëve dhe çmimeve më të larta të energjisë që qytetari ynë ka paguar ndonjëherë”.

“Nuk qeveriset me propagandë. Qeveriset me punë. Aman, punoni diçka”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me publikimin e video mesazheve përmes të cilave kritikon pushtetin e kaluar dhe lavdëron Qeverinë Kurti.

LVV përmes një video mesazhi ka prezantuar angazhimet dhe rezultatet e qeverisë aktuale në sektorin e energjisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori