LAJMI I FUNDIT:

Pas tre muajsh, Vetëvendosje përsëri në Kuvend

Pas tre muajsh, Vetëvendosje përsëri në Kuvend

Pas tre muajsh mungese, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë deputetët e Vetëvendosjes.

Seanca ka filluar punën me pikën e parë të rendit të ditës “Koha për deklarime të jashtë rendit të ditës”.

Labinotë Demi, duke folur në këtë pikë u ankua për mungesë të të drejtash, siç tha ajo, të myslimanëve.


E deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, foli për “praktikat e këqija shëndetësore në Kosovë”, duke përmendur rastin e fundit kur një pacienteje në Spitalin e Gjakovës, ku iu operua këmba e gabuar. /Telegrafi/