Pas thashethemeve për lidhje, reagon Dua Lipa: Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension

Gjatë ditës së sotme (e martë) ka qarkulluar në media një lajm në të cilin përflitej për një lidhje të mundshme mes artistes kosovare, Dua Lipa, me futbollistin e Real Madridit, Marco Asension.
Sipas CNN turk, dyshja në fjalë kishin kaluar natën së bashku pas përfundimit të ndeshjes finale Real Madrid - Liverpool, të shtunën në mbrëmje.

Mirëpo një lajm i tillë del të jetë krejtësisht i pavërtetë, dhe këtë gjë e ka hedhur poshtë edhe vet këngëtarja përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.
Ajo ka shkruar se nuk e takuar asnjëherë në jetë Marcon, duke ironizuar më pas edhe me faktin se ajo dhe menaxheri i saj janë fansa të Liverpoolit, dhe një gjë e tillë do të ishte e pafalshme për të.

“Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe është e pamundur të ndodh, sepse agjenti im i cili është fans i Liverpoolit nuk do të më falte asnjëherë”, ka shkruar Lipa në Twitter.
https://twitter.com/DUALIPA/status/1001503522020618240?s=20
E njëjta nuk ka qenë shumë e përfolur në media për jetën e saj private, të cilët duket se e ruan me fanatizëm.
Kujtojmë që artistja shqiptare pati një paraqitje të shkëlqyer natën e së shtunës në hapjen e ndeshjes finale në Ligën e Kampionëve, ku dhuroi një performancë spektakolare pas interpretimit të disa prej hiteve të saj. /Telegrafi/




























































