Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pas takimit më kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk ka arritur t’ia ndryshoj Kurtit qëndrimin për situatën në veri.
Hovenier ka thënë se diskutimi më Kurtin ka qenë i mirë.
“Nuk mund të them se kam ndryshuar qëndrimin e kryeministrit, i cili është i shprehur shumë publikisht. Do të thosha që kemi pasur diskutim të mirë. Më duhet ta përsëris qëndrimin e SHBA-ve se çfarë duhet të ndodhë e cila është se tani nuk e shohim nevojën që këta 3 kryetarë të punojnë nga objektet”, tha ai.
“Tani më janë disa pasoja të cilat i kam përmendur në situatën që tani jemi, shpresoj që do t’i kalojmë në mënyrë që të mos ketë më pasoja të tjera”, tha ai.
Siç raporton Kallxo.com, ambasadori amerikan nuk ka dhënë detaje nëse mund të ketë pasoja shtesë për Kosovën, pas atyre të së martës.
“Unë nuk jam në pozitë për të thënë se cilat janë, më duhet të them që SHBA është duke menduar se çfarë mjetesh të tjera kemi për të inkurajuar Qeverinë e Kosovës t’i bëjë gjërat që mendojmë se janë shumë të rëndësishme, e që është arritja e shtendosjes në veri” , theksoi ai.
I pyetur për sanksionet potenciale që mund t’ia vendosë SHBA-ja Kosovës për moskoordinim me të, Hovenier tha se “ka pasur disa pasoja, por shpresoj ta kalojmë [këtë situatë] që të mos ketë pasoja të tjera”.
“Nuk jam në pozitë të them [cfarë mund të jenë pasojat e tjera]. Por, SHBA-ja po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës për ta bërë atë që ne mendojnë që është e rëndësishme të bëhet tani: arritjen e qetësimit të situatës”, tha Hovenier.
Ai shtoi se i takon Qeverisë së Kosovës ta bëjë këtë gjë, dhe jo SHBA-së.
Si pasojë e parë për situatën e krijuar në veri të vendit, ambasadori Hovenier bëri të ditur më 30 maj se “stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund” për Kosovën.
Protestat në tri komuna në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.
Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj.
Përshkallëzimi në veri kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.
Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MASH ndan 344 milionë denarë për zhvillimin e infrastrukturës kërkimore – shkencore dhe për realizimin e projekteve inovative në Maqedoni

Filipçe: Koalicioni qeveritar është jofunksional, qytetarët këtë e ndjejnë çdo ditë

U panë në një video incizim duke shtënë me armë zjarri në Mitrovicë, dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë

Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon "As kjo si paska 61"

FSK shpall fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

Berisha: Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu

Tërmet në Shqipëri

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë që iu shtua në rastin kundër administrimit të drejtësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit