LAJMI I FUNDIT:

Pas suspendimit të kryetares së Gjykatës në veri të Mitrovicës, Vuçiq: Po përgatitet shkarkimi i komandantëve dhe policëve që ishin në Beograd

Pas suspendimit të kryetares së Gjykatës në veri të Mitrovicës, Vuçiq: Po përgatitet shkarkimi i komandantëve dhe policëve që ishin në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot e ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, e cila të martën bashkë me disa komandantë stacionesh policore në Kosovë ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë në Beograd.

“Me urdhër të Albin Kurtit, është shkarkuar nga institucionet gjyqtarja serbe Liljana Stevanoviq, kurse në mëngjes (të së premtes) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve dhe policëve serbë që kanë marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha presidenti serb Vuçiq, në Instagram, përcjell Telegrafi.

Vuçiq thotë se “Albin Kurti ka vendosur të sulmojë serbët dhe ka shkelur marrëveshjen e Brukselit”.


Mori pjesë në takim me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë
Lexo po ashtu Mori pjesë në takim me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

“Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më. Albin Kurti është ai që dëshiron të shkatërrojë paqen në Kosovë. Është ai që dëshiron të sulmojë popullin serb me të gjitha këto vendime kudo që jeton, si në jug ashtu edhe në veri të Kosovës”, tha Vuçiq.

“Serbia dëshiron ta ruajë paqen dhe për shkak të gjithë kësaj paralajmërojmë vendet e QUINT-it dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar. Mesazhi im i fundit është – çfarëdo që do të bëni – Serbia do të jetë me popullin e saj”, tha Vuçiq.

Kërcënon Vuçiq: Serbët nga Kosova të gatshëm t’i braktisin institucionet, por edhe për konflikt
Lexo po ashtu Kërcënon Vuçiq: Serbët nga Kosova të gatshëm t’i braktisin institucionet, por edhe për konflikt

Përveç kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, në në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë në Beograd, të udhëhequr nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kanë marrë pjesë edhe pesë eprorë të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Në takim ishin shefi i Hetimeve Rajonale në Mitrovicën Veriore, Nenad Simiq, Komandanti i stacionit policor në Mitrovicën Veriore, Goran Zivkoviq, Igor Vukadinoviq nga Stacioni policor në Leposaviq, komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, Zvezdan Milivojeviq si dhe Shefi i Hetimeve në Zveçan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori