Suksesi i këngëtares së njohur shqiptare, Dhurata Dora, është tashmë mëse i ditur.

Ajo për vite me radhë ka arritur të dëshmojë se ka talent, duke sjell kështu një sërë projektesh e bashkëpunime.


Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtarja shihet se nuk po ndalet me punën në studio muzikore.

0 179 Foto: Instastory

Vërehet po ashtu se Dora për disa ditë me radhë është fokusuar në studio muzikore, derisa po punon për projektet e reja.

Ajo nuk la anash edhe një falënderim për fansat e saj, duke u dërguar puthje atyre.

1 69 Foto: Instastory

"Only You" në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Maitre Gims. /Telegrafi/