LAJMI I FUNDIT:

“Parking Prishtina” për kontratën 750,000 euro, reagon LVV në Prishtinë

“Parking Prishtina” për kontratën 750,000 euro, reagon LVV në Prishtinë

Asamblisti i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arianit Beqiri ka reaguar pas sqarimit të Ndërmarrjes Publike “Parking Prishtina”, duke thënë se kjo ndërmarrje përmes veprimeve të tyre është bërë një kompani e Programimit aksionar.

Përmes një postimit në rrjetin social në Prishtinë, Beqiri thotë se aksionari i vetëm i një Ndërmarrje Publike është vetëm Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Pas akuzave për kontratën 750,000 euro, reagon ndërmarrja publike “Prishtina Parking”
Lexo po ashtu Pas akuzave për kontratën 750,000 euro, reagon ndërmarrja publike “Prishtina Parking”

“Nëse Prishtina Parking nuk do të ja japë 750 mijë euro kompanisë së kontraktuar, pse është vendosur kjo shumë? Si mund të thuhet që 15% të të hyrave do t’i jepen kësaj kompanie?! A e din Prishtina Parking që me këtë veprim ata e kanë bë një kompani të PROGRAMIMIT aksionar në Ndërmarrje Publike. Aksionari i vetëm i një Ndërmarrje Publike është vetëm dhe vetëm Kuvendi Komunal i Prishtinës”, ka thënë Beqiri. /Telegrafi/