LAJMI I FUNDIT:

Pas sa muajsh mund t’i filloni ushqimet e ngurta bebit?

Pas sa muajsh mund t’i filloni ushqimet e ngurta bebit?

Mjekët këshillojnë se: qumështi duhet të mbetet një ushqim shumë i rëndësishëm për beben edhe gjatë ushqyerjes me ushqime të ngurta, kjo pasi ai është në gjendje t’i ofrojë atij një sërë vlerash ushqyese.

Gjithashtu, momenti i gjidhënies është tepër i rëndësishëm edhe për shkak se e mban atë afër nënës, duke i dhënë organizmit të tij gjithë elementët e nevojshëm mbrojtës në këtë periudhë ndryshimesh.

Si ta kuptojmë kur është momenti i duhur për të filluar ushqimet e ngurta?


Momenti ideal për të filluar ushqimet është muaji i 6-të, por duke qënë se fëmijët janë të ndryshëm, disa pediatër, dhe gjithashtu edhe specialistët e prodhimit të ushqimeve “Plasmon”, theksojnë se në disa raste specifike, mjeku mund të këshillojë që ndërhyrja me ushqime të ngurta të bëhet pas muajit të 4-t, por asnjëherë më parë, dhe jo më pas se muaji i 6-të.

Megjithatë, kjo ndodh në disa raste të veçanta, dhe nuk është një nismë që nëna mund ta bëjë pa këshillën e mjekut pediatër. Zakonisht, këshillohet që ushqimet të fillohen në muajin e 6-të për shkak se stomaku do të jetë më i aftë të tresë ushqime të tjera përveç qumështit.

Disa truke…

Nuk bëhet fjalë për të “mashtruar fëmijën tuaj”, por për disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë në momentet e para të përgatitjes së ushqimit.

Ushqimi duhet të jetë i hollë në fillim dhe me kalimin e kohës duhet të trashet edhe më shumë, në mënyrë që fëmija të mësohet gradualisht me ndryshimin.

Provoni t’i jepni fëmijës në fillim drithëra (miell orizi) me qumësht, kjo pasi shija e këtij kremi do të jetë më e ngjashme me atë të qumështit që fëmija është mësuar të pijë që nga momenti i lindjes. Në momentin që ai do të jetë mësuar me kremin e qumështit, i ofroni atij frutat dhe më pas perimet në mënyrë që ta ketë më të lehtë të pranojë shijen e tyre edhe pse ajo do të jetë diçka e re për të.

Kur të ndodhë kjo duhet të jeni të sigurta se fëmija ka arritur të pranojë dhe ushqehet me ushqime që kanë trashësinë e duhur, shkruan Living.

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

Shtatzëna
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Kalo në kategori