Organizata Studentore “Reforma” sot ka mbajtur një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në shenjë proteste për rezultatet e dobëta në testin PISA. 

Studentë në shenjë pakënaqësie kanë vendosur diplomën e ministres Arbërie Nagavci në objektin e ministrisë.


Ata po ashtu kërkuan reforma në fushën e arsimit.

Ndryshe, dy ditë më parë Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.

Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë. /Telegrafi/