LAJMI I FUNDIT:

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Tifozëve të Anglisë në rrjetet sociale tashmë kanë parë mjaftë nga një lojtar që startoi gjatë fitores 2-0 të Tre Luanëve ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë të kualifikimit për Kupën e Botës 2026.

Mbrëmja shënoi ndeshjen e parë të Thomas Tuchel në krye të skuadrës, pavarësisht se ai u emërua si trajner kryesor i Anglisë në tetor 2024.


Debutuesi Myles Lewis-Skelly hapi rezultatin në minutën e 20-të, pasi ai përfitoi plotësisht nga një pasim madhështor nga Jude Bellingham.

Dhe vendasit dyfishuan epërsinë e tyre në minutën e 77-të kur Declan Rice asistoi te Harry Kane, i cili nuk gaboi për të shënuar golin e tij të 70 -të në karrierën e tij ndërkombëtare.

Pavarësisht se ishte një mbrëmje relativisht rutinë për Anglinë në Wembley, tifozët ishin ende të prirur për të vënë në dukje një lojtar që nuk arriti të bënte përshtypje.

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë
Lexo po ashtu Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Phil Foden i Manchester Cityt e nisi lojën në të djathtën e treshes së përparme së bashku me Kane dhe Marcus Rashford, por nuk arriti të ndikojë pozitivisht në procese përpara se të zëvendësohej nga Jarrod Bowen me 13 minuta lojë ende për të luajtur.

Njëri tha: “Ndoshta deri tani për Fodenin, nuk e kam parë kurrë të ketë një lojë të mirë në Angli, pa aftësi, pa energji dhe pa kreativitet, çfarë jep ai?”.

Një tjetër shtoi: “Unë nuk po e them vetëm për shkak të agjendës, por me të vërtetë çfarë i ofron Foden këtij ekipi?”.

Një i tretë komentoi: “Në fakt nuk ka asnjë arsye të vetme të justifikueshme pse Phil Foden po luan RW mbi Jarrod Bowen”.

Ndërsa një i katërti shpjegoi: “Bellingham është ai që shumë menduat se do të ishte Foden”.

Notat e lojtarëve, Angli 2-0 Shqipëri: Kane më i dalluari në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Angli 2-0 Shqipëri: Kane më i dalluari në fushë

Paraqitjet e vazhdueshme mbresëlënëse të Fodenit për Man Cityn nuk janë përsëritur mjaft shpesh në fanellën e Anglisë për shumë njerëz. Në Euron e verës së kaluar, ai nuk arriti të regjistrojë asnjë gol apo asist, pavarësisht se skuadra arriti në finale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Kombëtarja e Shqipërisë
Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë
Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Përfaqësueset
Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Zbulohen prapaskenat: Atletico Madridi i ka raportuar në UEFA katër yjet e Real Madridit

Zbulohen prapaskenat: Atletico Madridi i ka raportuar në UEFA katër yjet e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori