LAJMI I FUNDIT:

Pas nokautimit të Wilderit në trilogji – Fury zbulon pesë kundërshtarët e tij të ardhshëm

Pas nokautimit të Wilderit në trilogji – Fury zbulon pesë kundërshtarët e tij të ardhshëm

Tyson Fury ka bërë publike listën e tij të preferuar për pesë luftimet e ardhshme, pas fitores në trilogjinë ndaj Deontay Wilder.

Gypsy King hodhi një hap tjetër të madh në karrierë, duke u rikonfirmuar si kampion i peshave të rënda në WBC, pasi e nokautoi Bronze Bomberin në raundin e 11-të.

Pas fitores ndaj amerikanit, Fury ka bërë publike përballjet që dëshiron t’i ketë në të ardhshmen e afërt.


Kishte dyshime para se të fillonte meçi – Wilder kërkoi që dorëzat e Furyt të shqyheshin
Lexo po ashtu Kishte dyshime para se të fillonte meçi – Wilder kërkoi që dorëzat e Furyt të shqyheshin

“Unë kam një listë me pesë luftimet e mia të ardhshme në mendje”, ka thënë Fury për BT Sport Boxing. “Unë do të kem një luftë në dhjetor, sepse Joshua nuk do të ndodhë atëherë, do të ndodhë në mars”.

“Dillian Whyte në dhjetor në një stadium në Mbretërinë e Bashkuar, ku do t’ia mbyll gojën një herë e përgjithmonë. Pastaj Joshua në mars në Arabinë Saudite dhe më pas një rikthim përsëri këtu në Wembley. Pastaj do të luftoj Chisoran në luftën time të pestë dhe të fundit”.

'Është për t'u studiuar' - si arriti të ngritet Fury pasi u nokautua dy herë nga Wilder
Lexo po ashtu 'Është për t'u studiuar' - si arriti të ngritet Fury pasi u nokautua dy herë nga Wilder

Whyte tani duket më shumë si kundërshtari i tij i ardhshëm, pasi ai gjithashtu u shpall si mandator i detyrueshëm në WBC.

Por, takimi i famshëm me Joshuan tani mund të jetë në një të ardhme më të largët, me AJ që duhet ta zhvillojë meçin e dytë me Oleksander Usyk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori