Me rastin e lehtësimit të masave dhe rënien e numrit të të infektuarve me COVID-19, shumë ngjarje që janë pezulluar vitin e kaluar, sivjet po marrin dritën e gjelbër për organizim.

E një ndër to është edhe festivali "Mish-Mish", dedikuar prodhuesve vendorë të mishit.


Gjersa në 2019-n ky festival ishte mbajtur në Gjakovë, sivjet Telegrafi mëson se ky festival ka marrë të drejtën e organizimit në disa komuna.

Përveç promovimit të produkteve vendore të mishit, vend do të zënë edhe pijet e ndryshme nga prodhuesit e Kosovës.

I gjithë festivali do të shoqërohet me muzikë dhe performanca nga emra të njohur të muzikës. /Telegrafi/

mishmishks 36638650 1772675236143642 1262141956008443904 n