Sira Martinez, vajza e trajnerit të PSG-s, Luis Enrique ka nisur një lidhje me mbrojtësin e Real Sociedad, Robin Le Normand, sipas raportimeve të medieve spanjolle.

Ajo kishte pasur paraprakisht një lidhje të bujshme me sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres dhe marrëdhënia e tyre zgjati pak më shumë se një vit. Gjatë lidhjes së tyre Ferran madje festonte golat e tij në Barça duke i dërguar asaj mesazhe.


Por në maj të vitit 2023, Ferran dhe Sira u ndanë pasi thuhet se zgjodhën të fokusoheshin në karrierat e tyre.

sira 1

Tani, as edhe një vit nga ndarja e tyre, Sira siç duket e ka gjetur dashurinë tek krahët e një futbollisti tjetër që thuhet të jetë Le Normand.

Sira dhe mbrojtësi i Real Sociedad dyshohet se u panë bashkë të përqafuar në qytetin San Sebastian.

83751415 13318421 Barcelona forward Ferran Torres and Sira Martinez ended their re m 94 1713366391525

Le Normand është parë gjithashtu duke përshëndetur Martinezin në një aeroport pasi e njëjta po udhëtonte për në Paris, ku jeton dhe punon babai saj. /Telegrafi/

Snapinsta.app 407372890 376726291548945 961055131266160035 n 1080