Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian në një postim në Twitter ka konfirmuar se i është dhënën drita e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën, gjersa një vendim i tillë më pas duhet të miratohet edhe në Parlamentin Evropian.
Rregullat e reja të lëvizjes në Bashkimin Evropian i mundësojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180-ditore, ndërsa ato rregulla do të aplikohen më së voni më 1 janar 2024, atëherë kur do të aplikohet edhe sistemi ETIAS.
“Vendet e BE-së kanë rënë dakord: mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë. Rregullat e reja duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të hyjnë në fuqi. Ato do të aplikohen më së voni deri më 1 janar 2024”, shkruhet në postimin në Twitter, raporton Telegrafi.
? EU countries have agreed: Kosovo* passport holders will be able to travel to the EU without a visa.
The new rules need to be adopted by the @Europarl_EN before entering into force. They will apply by 1 January 2024 at the latest.
More about the EU visa policy ⬇️#JHA
— EU Council (@EUCouncil) March 9, 2023
Por, cilat janë hapat tjerë deri në hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave?
Pas miratimit në lexim të parë të vendimit nga Këshilli i Ministrave, kjo duhet të miratohet edhe nga Parlamenti Evropian.
E për këtë ka shkruar edhe gazetarja në Bruksel, Gjeraqina Tuhina.
Tuhina në një postim në Twitter shkruan se vendet anëtare të BE-së miratuan në lexim të parë ‘vendimin’ për liberalizimin e vizave për Kosovën, që pritet që më së largu të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
“Duhet të votojë edhe Parlamenti Evropian, me shumë gjasa gjatë seancës plenare të prillit”, shkruan Tuhina.
#EU member states adopted their position at first reading on visa-free for Kosovo. Visa lib to enter into force on 01.01.2024 at the latest. #EP still needs to vote, likely during the April plenary.
— Gjeraqina Tuhina (@gjeraqina) March 9, 2023
Më pas vendimi publikohet në Gazetën zyrtare me datën e hyrjes në fuqi.
Por, çfarë është sistemi ETIAS?
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit dhe është sistem krejtësisht elektronik.
Në këtë sistem kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.
Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.
Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend të Zonës Schengen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

12.000 vreshtarëve nga RMV, u janë paguar rreth pesë milionë euro subvencione

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë