Pas mbylljes së dyqaneve në veri, Bahtiri: Shteti nuk guxon t'i nënshtrohet asnjë presioni dhe shantazhi

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se kriza e inskenuar humanitare në veri të vendit nga strukturat destruktive serbe dhe nga Qeveria e Serbisë, nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetesës për banorët.
Bahtiri përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se, Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë të bëjë veprime konkrete për të treguar autoritetin e shtetit të Republikës së Kosovës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilat duan të jetojnë në Kosovë.
Ai ka thënë se është për t'u përshëndetur aksioni i Ministrisë së Tregtisë për furnizim me artikuj ushqimor për qytetarët e veriut, me ç'rast duhet të bëhet përpjekje për hapjen edhe të më shumë pikave me ushqim.Postimi i plotë i Bahtirit:"Kriza e inskenuar humanitare në veri të vendit nga strukturat destruktive serbe dhe nga Qeveria e Serbisë, nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetesës për banorët. Qeveria e Kosovës duhet të vazhdoj të bëjë veprime konkrete për të treguar autoritetin e shtetit të Republikës së Kosovës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilat duan të jetojnë në Kosovë. Është për t'u përshendetur aksioni i Ministrisë së Tregtisë për furnizim me artikuj ushqimor për qytetarët e veriut, me ç'rast duhet të bëhet përpjekje për hapjen edhe të më shumë pikave me ushqim.





















































