LAJMI I FUNDIT:

Pas katër orëve fluturim, piloti detyrohet të kthehet nga ku ishte nisur – një pasagjer ishte futur në aeroplan më biletë të aviokompanisë tjetër  

Pas katër orëve fluturim, piloti detyrohet të kthehet nga ku ishte nisur – një pasagjer ishte futur në aeroplan më biletë të aviokompanisë tjetër  

Aeroplani i aviokompanisë “All Nippon Airways” (ANA) që ishte nisur nga Los Angeles për në Tokio, është detyruar të rikthehet në SHBA për shkak të një pasagjeri që kishte pasur biletën e një aviokompanie tjetër.

Raportohet se aeroplani ka aterruar në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit, por nuk ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Narita”.

Siç raporton AP, manekinia Crissy Taigen, e cila ishte në atë aeroplan ka shkruar në profilin e saj në Twitter se fluturakja ishte nisur dhe më pas është rikthyer pas katër orë fluturime që zakonisht zgjat 11 orë.


Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se pasagjerëve u është thënë se pasagjeri ishte futur në aeroplanin e ANA me biletën e aviokompanisë “United Airlines”, dhe se policia ka intervistuar personat që kanë qenë të ulur afër saj.

Policia më pas ka njoftuar se kishte ndodhur një “gabim” dhe se është zgjidhur, dhe ky fluturim pritet të realizohet sot. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Interesante
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kalo në kategori