Arsenali u është rikthyer fitoreve pas katër barazimeve radhazi në Ligën Premier, duke e mposhtur Newcastle Unitedin 4-0 në kuadër të javës së 26-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse të dyja skuadrat kishin shanse të mira për të shënuar.


Në të dytën, The Gunners kishin një fytyrë tjetër, e që arritën të shënonin dy herë.

GettyImages 1206671635 Arsenal vs Newcastle (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Fillimisht ishte Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi në minutën e 54-të me një asistim të Nicolas Pepe.

Tre minuta më vonë, Pepe arriti të futej edhe në listën e realizatorëve, derisa u asistua nga Bukayo Saka.

GettyImages 1206672879 Arsenal vs Newcastle (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Topçinjtë arritën ta realizonin edhe golin e tretë me anë të Mesut Ozilit në minutën e 89-të, derisa të katërtin e shënoi Alexander Lacazette (90+4'), për t'i marrë kështu tri pikë të plota pas katër javësh.

Arsenali vazhdon të jetë në venin e dhjetë me 34 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të takohen me Evertonin, por fillimisht do të luajnë me Olympiacosin në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

telegrafi sport app