Axel Witsel pritet të jetë transferimi i ri i madh i skuadrës italiane, Inter.

Sot gjatë ditës, gjiganti italian ka afruar dy transferime të mëdha në radhët e veta, sulmuesin brazilian, Gabriel Barbosa i njohur si ‘Gabigol’ dhe mesfushorin portugez, Joao Mario.


Këto dy super-transferime pritet që sonte në mbrëmje apo nesër gjatë ditës të bëhen zyrtare, pasi t’i kalojnë edhe testet mjekësore.

Megjithatë, emri tjetër i madh i lakuar nga mediat italiane si transferim i ri i Interit, është mesfushori belg i Zenitit, Axel Witsel.

Për ish-mesfushorin e Benficës, skuadra e Interit dëshiron të bëjë një ‘rezervim’, pasi futbollisti do të jetë i lirë në verë dhe atëherë do t’i bashkohet gjigantit italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app