Barcelona ka triumfuar ndaj Real Madridit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në SHBA.

Katalunasit kanë mposhtur kampionët e Evropës me rezultat të ngushtë 3-2.


Njëri nga lojtarët më të përfolur të momentit është braziliani Neymar i cili mund të largohet nga Barcelona.

Pas ndeshjes ndaj Real Madridit, ylli brazilian ka pritur shumë mysafirë nga bota e sportit në SHBA.

Tre basketbollistët e NBA-së, Carmelo Anthony, Draymond Green dhe DeMarcus Cousins ishin të pranishëm aty ku shkrepën foto së bashku me brazilianin.

Pas tyre Neymar u takua edhe me legjendën e golfit Tiger Woods të cilit ia dhuroi një fanellë të Barcelonës.

Ndërkohë në fund braziliani pati një takim edhe me boksierin Floyd Mayweather. /Telegrafi/

20496299 10213643100537979 2098792004 n Neymar dhe Tiger Woods

20504091 10213643100617981 88059750 n Neymar së bashku me yjet e NBA-së, Carmelo Anthony, Draymond Green dhe DeMarcus Cousins

20527202 10213643100937989 233912127 n Boksieri amerikan Floyd Mayweather së bashku me Neymarin

telegrafi sport app