LAJMI I FUNDIT:

Pas dy viteve FC Besa kthehet në Supërligë – flasin lojtarët kryesorë

Pas dy viteve FC Besa kthehet në Supërligë – flasin lojtarët kryesorë

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e fundit ka vendosur që për shkak të pandemisë garat në futboll do të vazhdojnë vetëm në Superligë.

Për ligat e kategorive më të ulëta FFK vendosi që rezultatet do të merren siç ishin para pandemisë.

Me këto rezultate pas dy stinorëve të kaluar në Ligën e Parë, FC Besa e Pejës rikthehet në Superligë.


Futbollistët kryesorë thonë se edhe pa këtë vendim ata këtë vit do të kalonin në Superligë.

“Më mirë do të ishte të zhvilloheshin edhe ndeshjet e mbetura. Jo që ne nuk kemi pasur konkurrencë, por nuk do t’iu ishim frikuar askujt dhe e kishim mbaruar sezonin si duhet edhe në fushë”, ka deklaruar për RTV dukagjinin, kapiteni i Besës, Fetim Kasapi.

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe futbollistë të tjerë si Mensur Duraku, Fisnik Papuqi dhe Dukagjin Gashi.

Kapiteni i skuadrës ka falënderuar kryesinë e klubit për kontributin e deritanishëm si dhe sponsorin “Elkos Group”.

Nga muaji i ardhshëm klubi i Besës do të kalojë në pronësi të biznesmenit pejan me vendbanim në Francë, Yll Kullashi i cili ka zhvilluar karrierë si menaxher i futbollistëve përfshirë edhe Paul Pogba./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori