Kaley Cuoco ka folur haptazi për anën private pas ndarjes nga Karl Cook - por thotë se nuk ka plan të martohet sërish.

“Unë nuk do të martohem më kurrë”, tha ylli i “Big Bang Theory” në intervistën për “Glamour”.


“Do të doja të kisha një marrëdhënie afatgjatë ose një partner. Por nuk do të martohem më kurrë”, thekson ajo.

Screenshot 16 8 Kaley Cuoco (Foto: Glamour)

“Absolutisht jo. Mund ta vendosni fjalë për fjalë në kopertinë”.

Cuoco, 36-vjeçare, paraqiti kërkesë për divorc nga Cook, 31-vjeçar, në Gjykatën e Lartë të Los Angeles në shtator të vitit 2021.

Po atë ditë, të dy konfirmuan se po ndaheshin në një deklaratë të përbashkët për "Page Six".

Screenshot 17 6 Kaley Cuoco dhe Cook (Foto: Getty Images)

“Me gjithë dashurinë dhe respektin e thellë për njëri-tjetrin, ne kemi kuptuar se rrugët tona aktuale na kanë çuar në drejtime të kundërta”, thuhet në deklaratë.

Ish-çifti u martua në qershor të vitit 2018 në San Diego, Kaliforni. Ylli i “Flight Attendant” ishte gjithashtu i martuar më parë me Ryan Sweeting. /Telegrafi/

Screenshot 18 7 Kaley Cuoco (Foto: Glamour)