LAJMI I FUNDIT:

Pas bisedimeve SHBA-Rusi, Franca thërret urgjentisht samitin e dytë për Ukrainën

Pas bisedimeve SHBA-Rusi, Franca thërret urgjentisht samitin e dytë për Ukrainën

Franca ka kërkuar një samit të dytë për të diskutuar mbi Ukrainën dhe sigurinë e Evropës.

Kjo vjen pas një takimi të liderëve evropianë të hënën në Paris, në një përpjekje për të krijuar një qëndrim të bashkuar mbi negociatat e paqes.

Këtë herë, janë ftuar përfaqësues të shteteve evropiane që munguan në takimin e së hënës, si dhe aleati i NATO-s, Kanada, sipas burimeve diplomatike që i thanë agjencisë reuters.


Ata që janë ftuar të marrin pjesë përfshijnë liderët e Norvegjisë, shtetet baltike, Çekinë, Greqinë, Finlandën, Rumaninë, Suedinë dhe Belgjikën, sipas agjencisë së lajmeve.

Takimi mund të zhvillohet që nesër dhe disa liderë mund të marrin pjesë nëpërmjet video-lidhjes, thanë dy burime diplomatike.

Ndryshe, qeveria franceze nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment. /Telegrafi/