Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( OVL e UÇK) ka paralajmëruar protesta, jo vetëm për shkak të incizimeve të publikuara së fundi mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, por edhe ndaj pakënaqësive që kanë ndaj Qeverisë së Kosovës.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku.
Sipas tij, Qeveria aktuale e Kosovës nuk po mban asnjë kontakt me OVL e UÇK-në, duke mos i thirrur as në takime.
Ai po ashtu tha se Qeveria e Kosovës nuk është duke iu dhënë vërtetime veteranëve për të marrë beneficionet e tyre.
“Jo vetëm për rastin e incizimeve por, edhe për shkak të kësaj qeverie që një vit e gjysmë as nuk kemi takime, e as nuk bashkëpunon. Dhe çështja e zyrës që e kanë atje për veteran, invalid e familje të dëshmorëve të cilët i maltretojnë që gati 2 vjet prej që janë në qeveri nuk po ju japin vërtetime njerëzve duke u arsyetuar për një shkronjë dhe po i lënë njerëzit dhe pa beneficione, e për shumë çështje tjera”, ka thënë ai.
Klinaku gjithashtu shprehu shqetësimin e tij se edhe bashkëshortet e veteranëve që nuk jetojnë më nuk janë duke i gëzuar beneficionet e burrave të tyre.
“Prej që ka ardh kjo qeveri kategorive të dala nga lufta ju ka bo probleme njerëzve dhe nuk ju kanë dhënë vërtetime, duke ju thënë që ‘shko merre dosjen në prokurori’. Ndërsa ata më herët që kanë qenë i kanë pas të dhënat dhe vërtetimet sepse është banale me i thënë që një shkronjë e ke gabim kur personi e ka letërnjoftimin dhe identifikohet me numër identifikues. Ka me qindra bashkëshorte të veteranëve që kanë vdekur, që duhet me gëzu beneficionet e bashkëshortëve të vdekur…me siguri e kanë qëllimin që me ua zvogëlu sa më shumë pensionet..”, tha ndër të tjera Klinaku.
Ai po ashtu foli edhe për audio-incizimin, për të cilin tha se e kanë potencuar vazhdimisht edhe nëpër protesta të tyre, që LVV janë koordinuar me Listën serbe për Ligjin e pagave.
“Ne vazhdimisht e kemi thënë kur kemi protestu që këta në atë kohë rreth ligjit janë dakordu me Listën serbe për veteranët. Ne e kemi thënë vazhdimisht që Lista serbe vetëm e ka votu që me i heq veteranët nga paga minimale dhe e kanë lëshuar sallën dhe s’ka ardh në seanca më…”, u shpreh ai.
I pyetur se kur pritet që të organizojnë një protestë të paralajmëruar, ai tha: “se kemi përcaktuar se kur do të protestojmë, pasi duhet të mblidhet Këshilli drejtues. Nesër do ta takojë kryesinë”, tha Klinaku.
Ai gjithashtu tha Prokuroria duhet t’i marr në pyetje Kusari-Lilën dhe Simiqin pasi siç u shpreh ‘po mbajnë kontakte me Millan Radoiçiqin”.
“Më e keqja e gjithë kësaj është që prokuroria nuk po i merr në pyetje Kusari-Lilën dhe Simiqin që mbajnë kontakte me Radoiçiqin i cili është i ndjekur nga shteti i Kosovës. Bile me pas prokurori serioze duhet me iu ngrit dhe padi, se me siguri Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiq e dinë edhe vendndodhjen e Radoiçiqit”, tha Klinaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim