Pas arritjes së marrëveshjes me banorët e Shipitullës, rikthehet stabiliteti në KEK (Foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në orët e vona të mbrëmjes ka vizituar mihjen sipërfaqësore në fshatin Shipitullë, pas arritjes së marrëveshjes me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit.
Në mihjen sipërfaqësore, kryeministri Haradinaj pa nga afër rifillimin e punës së eskavatorëve të KEK-ut, të cilët punën e tyre e kishin ndërprerë para 14 muajsh, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet banorëve të asaj zone dhe KEK-ut.
“Pas gjithë konsultave që i kemi pasur me banorët e Shipitullës dhe të Hades, menaxhmentin e KEK-ut, ministritë e Ambientit dhe të Zhvillimit Ekonomik, dhe pas një pune voluminoze kemi ardhur deri te zgjidhja. Eskavatorët kanë filluar punën dhe ende jemi në kohë që të mos ndalet prodhimi i energjisë”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai ka përmendur humbjet që do t’i shkaktoheshin vendit, po që se nuk do të arrihej kjo marrëveshje. “Kosova do të humbte rreth 500 mijë euro në ditë, sipas kalkulimeve të përafërta. Pra kemi qenë afër një situate e cila do të na kushtonte shumë“, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.
Gjatë qëndrimit në mihje, kryeministri Haradinaj u shpreh i bindur se furnizimi me energji elektrike do të jetë në nivel gjatë sezonit të dimrit.
Ai tha po ashtu se si model për kompensim për shtëpitë e banorëve të Shipitullës kanë marrë modelin e mëhershëm që e ka përdorur Qeveria për lagjen Shala të Hades. “Është gjetur një zgjidhje që është e dinjitetshme jo vetëm për banorët, por edhe tregon përkujdesin e Qeverisë, shtetit të Kosovës për banorët e zhvendosur të Shipitullës, por edhe për banorët e Hades“, tha kryeministri Haradinaj.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka falënderuar kryeministrin për angazhimin e pandërprerë në adresimin e kësaj çështjeje. “Rifillimi i ekskavatorëve sot nënkupton një siguri të furnizimit. Falë kësaj marrëveshje ne mund të konfirmojmë se kemi evituar një gjendje katastrofike për banorët dhe për gjithë vendin”, është shprehur Gjukaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës