Partnerja e aktorit të ndjerë Chadwick Boseman, Simone Ledward ishte ndër pjesëmarrëset në evenimentin “Golden Globes 2021”.

Paraqitja e saj ishte për të pranuar çmimin që i është dhuruar të ndjerit, në kategorinë si ‘aktori më i mirë në filmat dramë’, shkruan Daily Mail.


Boseman arriti që të ‘mposhtë’ Riz Ahmed, Anthony Hopkins, Gary Oldman dhe Tahar Rahim.

39887438 9311205 image a 12 1614574114921

Ndërkohë, në një paraqitje të drejtpërdrejt, Ledward shpërtheu me të qara, pasi i ndjeri u nderua në ngjarje.

“Ai do të falënderonte Zotin dhe prindërit e tij. Po ashtu do të falënderonte paraardhësit e tij për udhëzimin dhe sakrificën” u shpreh ajo.

39887834 9311205 Celebrate And I don t have his words but we have to take all the a 29 1614584731489

Po ashtu fjalë të mira ajo pati edhe për ekipit e aktorit të ndjerë, të cilët bënë punë të shkëlqyer për filmin “Ma Rainey’s Black Bottom".

Boseman përndryshe ndërroi jetë në muajin gusht të vitit 2020, pasi nuk i mbijetoi kancerit në zorrën e trashë. /Telegrafi/

39887830 9311205 Thank God He would thank God He would thank his parents he would a 21 1614578635820