Fama e këngëtareve shqiptare bënë që interesimi i medias dhe publikut edhe për partnerët e tyre të jetë mjaft i madh.
Njohja, lidhja, krizat e ndryshme madje edhe ngjarje që kanë të bëjnë vetëm me parnerët e tyre, përhapen shpejt dhe bëjnë bujë të madhe, transmeton Telegrafi.
Padyshim që ato që më së shumti u përfolen ishin problemet me ligjin që kishin të dashurit apo bashkëshortët e yjeve të skenës sonë.
Anabel ka renditur disa nga historitë dhe partnerët problematik të Albëries, Rrezartës, Dafinës, Tunës dhe Artës.
Albërie Hadërgjonaj dhe Mentor Hadërgjonaj
Mentor Hadërgjonaj, me të cilin këngëtarja është martuar që në moshën 15-vjeçare, është arrestuar në vitin 2001 dhe është dënuar me 7 vjet burg për trafikim lëndësh narkotike. Ai e ka kryer të plotë dënimin dhe siç ka thënë vetë Albëria për revistën “Anabel” në vitin 2011, ajo i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe. “Vitet e rinisë sime i kalova me trasta në duar duke i çuar ushqime në burg,” ka thënë ajo duke shtuar se pas daljes së tij, gjërat nuk ishin njëlloj dhe për këtë arsye, ata u ndanë për rreth 6 muaj dhe pas rikthimit, ajo është shprehur se ishte një grua e lumtur tashmë. Megjithatë, në vitin 2015 Albëria, e cila ka dy vajza me Mentor Hadërgjonaj, është përfolur se ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti.
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha
Emri i bashkëshortit të këngëtares Shkurta zuri të gjithë titujt e mediave shqiptare rreth një vit më parë, kur ai u arrestua në lidhje me një skandal trafiku droge. 40-vjeçari, nip i ish-diktatorit Enver Hoxha, vijon të mbetet në burg. Ai dhe këngëtarja kanë një vajzë së bashku dhe herë pas here, Shkurta bën postime në rrjetet sociale që tregojnë se marrëdhënia e tyre vijon të jetë e fortë.
Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj
Ish i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri, në vitin 2012 është denoncuar për rrahjen me mjete të forta të reperit Ledri Vula, me të cilin Dafina prej pak kohësh kishte nisur një lidhje të re. Pas kësaj ngjarjeje, Ledri është ndarë nga Dafina Zeqiri dhe ka marrë një pauzë nga muzika. Çoçaj në vitin 2015 nuk ëhstë paraqitur në gjykatë për t’u përballur me akuzat dhe ende nuk dihet nëse procesi gjyqësor kundër tij ka përfunduar.
Tuna dhe Cozman
Ata ishin padyshim çifti më i përfolur i showbiz-it por arrestimi i reperit në korrik 2015, duket se u bë shkak i problemeve të shumta në çift që përfunduan me ndarjen e tyre pak javë më parë. 30-vjeçari u arrestua për akuzën “shitje dhe prodhim lëndësh narkotike”. Por, Cozman i ka shpëtuar burgut duke u dënuar me tre vite liri me kusht.
Arta Bajrami dhe Xhemajl Xhimi Sekiraqa
Bashkëshorti i këngëtares është vënë n ëpranga pak ditë më parë nga policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje. Por, ky nuk duket të jetë problemi i tij më i madh, pasi Sekiraqa gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në lidhje me një vjedhje ari në Kuvajt. Ai dhe Arta Bajrami kanë një vajzë së bashku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa