Edhe pse Beogradi ende nuk i ka dërguar kërkesë OSBE-së për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, disa nga partitë serbe në Kosovë, tashmë kanë filluar përgatitjet për fushatën parazgjedhore.
Edhe pse Republika e Serbisë pohon se zgjedhjet e saj parlamentare do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, në OSBE thonë se kërkesa zyrtare që duhet ta dërgojë KQZ i Serbisë, ende nuk ka arritur.
Zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Senad Shaboviq, siç njofton Radiokim, thekson se ky mision është i gatshëm që në çdo mënyrë të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare që i shpall Serbia, transmeton koha.net.
“Ne disa herë kemi thënë se jemi të gatshëm, që, nëse na dërgohet ftesa dhe në përputhje me modalitetet, të ndihmojmë në çdo pikëpamje”, tha Shaboviq.
Prefekti i Graçanicës, Vladeta Kostiq konsideron se nuk ka pengesa për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Kostiq thekson se këto zgjedhje vetëm sa do të konfirmonin legjitimitetin e pushtetit të tashëm dhe do të përforconin vazhdimin dialogut Beograd – Prishtinë.
“Ashtu si po qëndrojnë aktualisht gjërat, jam krejtësisht i sigurt se zgjedhjet do të mbahen në këto hapësira. Zgjedhjet e vitit 2012 dhe të vitit 2014 po ashtu janë organizuar e mbajtur me përkujdesjen e OSBE-së dhe nuk shoh arsye pse nuk mund të mbahen edhe në vitin 2016. Jam krejtësisht i sigurt se me organizimi të OSBE-së, zgjedhjet do të mbahen edhe në territorin e Kosovës”, ka thënë ai.
Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë theksojnë se janë të gatshëm për fushatën parazgjedhore.
“Sa i përket fushatës, ajo do të ecën sipas marrëveshjes në centralin e partisë. Ne kemi përvojë dhe do të vazhdojmë…”, ka thënë Kostiq nga partia SNS.
Përfaqësuesi i SPS-it në Kosovë, Sasha Moraça ka shfaqur shpresën se votuesit do të dinë të zgjedhin ata që kanë punuar.
Sipas B92, në territorin Prishtinës ka gjithsej 11.500 votues. Por, zyrtarë të Beogradit shpesh herë kanë thënë se në Prishtinë nuk jetojnë as 30 serbë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore