Thomas Partey raportohet se pritet të bashkohet me Villarreal me parametra zero, pas largimit nga Arsenali. 

Mesfushori 32-vjeçar është pa skuadër që nga skadimi i kontratës me Arsenalin në qershor, por The Athletic raporton se ai do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me klubin spanjoll. 


Ish-lojtari i Atletico Madridit nuk arriti marrëveshje për rinovim me 'Topçinjtë', dhe thuhet se ka kaluar tashmë vizitat mjekësore përpara transferimit. 

Menjëherë pas largimit të Parteyt nga Arsenali, mesfushori nga Gana u akuzua për pesë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual. 

Partey i mohon këto akuza, por është planifikuar të paraqitet në Gjykatën e Westminster më 5 gusht. Megjithatë, ai është afër finalizimit të transferimit te Villarreal. 

Raporti shton se çështja ndaj Parteyt është hetuar që nga shkatori i vitit 2022. 

Pavarësisht situatës ligjore, ai vazhdoi të ishte pjesë e Arsenalit, duke grumbulluar 167 paraqitje dhe duke shënuar nëntë gola gjatë kohës atje./Telegrafi/

telegrafi sport app