LAJMI I FUNDIT:

Parkingu në Qendrën Klinike, Taravari: Do të kushtojë 50 denarë, por marrëveshja mund edhe të anulohet

Parkingu në Qendrën Klinike, Taravari: Do të kushtojë 50 denarë, por marrëveshja mund edhe të anulohet

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp ku promovoi katin e renovuar të Klinikës Infektive, foli edhe për parkingun në Qendrën Klinike, ndërsa tha se marrëveshja me kompaninë shqiptare mund të anulohet nëse kundër saj janë qytetarët.

“Tani ka ende filtra të caktuar që duhet të kalojnë nga Qeveria, nëse kalojnë, në rregull, nëse nuk kalojnë do të shpallim sërish konkursin. Nuk është nënshkruar marrëveshja. Nëse nuk i pëlqen publikut, unë jam për mosnënshkrimin e saj. Mendoj se parkingu në Qendrën Klinike po shkakton shumë ankth. Gjithmonë do të thotë shumë për mua ajo që dëgjoj nga publiku. Nëse më thonë se diçka nuk është në rregull, lëshohet edhe në Qeveri dhe nëse më thonë se ka lëshime, nuk kemi asgjë. Do ta anulojmë, do ta ribotojmë, thjesht do të humbim një vit kohë”, tha ministri Taravari.


Dokumentacioni përcaktonte edhe çmimin e parkimit dhe Taravari siguron që kompania shqiptare nuk do ta marrë parkingun për 20 vjet, siç thuhet në studimin e fizibilitetit por për maksimum 10 vjet, sepse kaq pret ministri që të qëndrojë qendra klinike në atë vend. Taravari beson se periudha e shkurtër e funksionimit të parkingut ka qenë arsyeja pse ka aplikuar vetëm një kompani.

“Çmimi i parkingut është 50 denarë. 60 denarë është në Ramstore. Ne kishim një parking këtu, ata linin makinat e tyre këtu dhe pastaj dilnin në qytet. Mendoj se 50 denarë është çmim i mirë për këtë territor. Këtu përballë Nova Makedonija është 40 denarë për qytetarët. 50 denarë nuk është çmim shumë i lartë. Unë mendoj se çmimi nuk është i keq. Më së miri do të ishte të ishte 0 denarë, por nëse do të kishte një ofertues të tillë të ndërtoheshin edhe 600 vende parkimi, do të ishte ideale. Ka pasur ankand, ky është çmimi që është dhënë”, thotë ministri Taravari.

Ndërtimi i garazheve shumëkatëshe në Qendrën Klinike dhe zgjidhja e problemit të parkimit ishte një premtim elektoral i çdo qeverie të re në dy dekadat e fundit, por në vend të zgjidhjes, pacientët paguajnë parkim gjithnjë e më të shtrenjtë me çdo ndryshim të ri të qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori