Paris Hilton ka thënë se ka qenë ajo personi i parë që e ka shpikur ‘selfien’ dhe gjithçka që duket interesante dhe në modë në vitet e fundit.

“Mendoj që kam realizuar ‘selfie’ që kur isha fëmijë, madje me një kamerë dore”, ka thënë Hilton, citon Klan Kosova.


parsikim (US Weekly)

Trashëgimtarja e pasur më tej ka folur për dallimet rreth kohës kur ajo u bë e famshme dhe kohës së sotme, duke thënë që biondja kishte filluar një trend krejtësisht të ri të personave të famshëm.

“Në kohët e sotme mendoj që është shumë e lehtë të bëhesh e famshme. Çdokush me një telefon mund ta bëjë këtë”, është shprehur Paris.

self1

Theksojmë se mbretëresha e sotme e ‘selfieve’, Kim Kardashian, ishte bërë e famshme pikërisht duke u shoqëruar me Hiltonin, në kohën kur atë nuk e njihte askush.

Ndërsa pas videos pornografike, Kim u shndërrua në sensacion botëror. /Telegrafi/