LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu gjatë orëve të mesditës në majat e maleve në veri të vendit. Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri 11m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen nga 8 deri në 29 gradë Celsius. /Telegrafi/