LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Parashikimi i motit gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen, kështu që për dallim nga ditët e para të javës të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë, nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike.

Sipas IHK-së, në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

Po ashtu, IHK thotë se reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.


“Dita e hënë dhe e martë, paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistroj temperaturat më të ulëta të javës. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12m/s”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/