LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Swansea – Arsenal

Parashikim: Swansea – Arsenal

Arsenali i shkon Swanseas në Uells për një nga duelet më të rëndësishme të javës në Ligën Premier.

Vendi: Liberty Stadium, Swansea
Koha: 14 janar (e shtunë), 16:00


Lajmet rreth ekipeve

Swansea
Trajneri i ri i Swanseas, Paul Clement, nuk do të ketë Jefferson Monteron në dispozicion për ndeshjen në Ligën Premier. Neil Taylor ka pësuar një frakturë dhe do të mungojë në tri javët e ardhshme.
Modou Barroë ishte detyruar që të largohet për shkak të një lëndimi nga dueli i U23 të martën, dhe nuk pritet që të kthehet.
Jordi Amat mungoi në fitoren prej 2-1 ndaj Crystal Palaces për shkak të suspendimit dhe qendërmbrojtësi do të kthehet në aksion në fundjavë.
Transferimi i ri Luciano Narsingh është lënë jashtë për shkak të një lëndimi në ije dhe do të duhet që të presë për të bërë debutimin.

Arsenal
Mohamed Elneny nuk është gati për duelin në fjalë për shkak të angazhimit të tij me Egjiptin në Kupën e Kombeve Afrikane.
Hector Bellerin do t’i nënshtrohet një skanimi në nyje dhe nuk luan ndaj Sëanseas.
Ozil mungoi në tri ndeshjet e kaluara të Arsenalit dhe pritet të kthehet në formacion.
Francis Coquelin dhe Santi Cazorla që të dy janë të lënduar, kurse Aaron Ramsey dhe Granit Xhaka janë të lirë që të startojnë në mesfushë. Problemi i Theo Ëalcott në ije mund t’i jepë një rast tjetër Lucas Perezit.

Top lojtarët

A e dini se?

Janë shënuar së paku tri gola në tetë ndeshjet e fundit të Sëanseas.

Arsenali është i pamposhtur në 27 nga 30 ndeshjet e fundit në Ligën premier.

Sëansea ka pranuar së paku dy gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Në ndeshjet mes Sëanseas dhe Arsenalit janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në katër ndeshjet e fundit të Arsenalit në udhëtim.

Arsenali ka shënuar së paku dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në udhëtim ndaj Sëanseas në të gjitha garat.

Arsenali ka pranuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në udhëtim.

Formacionet e mundshme: Swansea - Arsenal
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Swansea - Arsenal

Analiza

Paul Clement ka humbur ndeshjen e parë në krye të ekikpit ndaj Hull Cityt në FA Cup javën e kaluar. Tash Clement ka para një sfidë të vështirë ndaj Arsenalit.

Vendasit janë dëshmuar si kundërshtarë të vështirë për Arsenalin në të kaluarën, por pikët i fituan kryesisht në Emirates. Në shtëpi ata kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit nga Arsenali.

Arsenali është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit dhe nuk ka shfaqur paraqitje bindëse, kështu që vështirë do të jetë për Topçinjt që të triumfojnë në këtë duel.

Parashikimi: Swansea 2-2 Arsenal

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori