Sassuolo e papërshtatshme e pret në shtëpi Milanin në një nga duelet më interesante në Serie A këtë fundjavë.

Vendi: Mapei Stadium, Reggio EmiliaKoha: 26 shkurt (e dielë), 21:00


Lajmet rreth ekipeve Sassuolo Gregoire Defrel duhet që të kthehet në 11-shen startuese pasi shënoi në javën e fundit.
Alessandro Matri do të qëndrojë në stol për këtë takim dhe Defrel është opsioni më i mirë sulmues.

Milan Performancat e fundit të Jose Sosas ja garantuan atij një tjetër start në këtë takim para Manuel Locatellit.
Gianluca Lapadulla po ashtu pritet që të nisë nga minuta e parë, por ai duhet që të konkurrojë me Carlos Baccan.

Top lojtarët

lojtar sassuolo

A e dini se?

Sassuolo ka shënuar së paku 2 gola në 3 ndeshjet e fundit ndaj Milanit në të gjitha garat.

Sassuolo është e pamposhur në 5 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Milanit në të gjitha garat.

milan lazio

Analiza

Sassuolo ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit, kurse dy humbjet i ka në shtëpi. Performancat e Milanit s’kanë qenë më të mirat, por Rossonerët mposhtën Bolognan, Fiorentinën dhe Lazios i nxorrën një barazim në tri ndeshjet e fundit.

Sassuolo ka qenë ekipi që Milani nuk e ka pasur për qejf në sezonin e fundit dhe nëse Rossonerët nuk përmirësojnë performancën, atëherë mund të shohim një tjetër rrëshqitje të tyre në këtë takim.

Parashikim: Sassuolo 2-2 Milan

telegrafi sport app