Parashikim: Monaco – Juventus

Monaco do ta presë Juventusin në ndeshjen e parë gjysmëfinale e cila zhvillohet sonte mbrëma në Stade Louis II dhe që mund të vendosë shumë gjëra sa i përket finalistit.
Vendi: Stade Louis II, Monte CarloKoha: 3 maj (e mërkurë), 20:45
Me Djibril Sidiben jashtë fushave, Almamy Toure pritet që të mungojë po ashtu, teksa Nabil Driar do ta marrë vendin e tij në krahun e djathtë.
Fabinho kthehet pasi mungoi në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve për shkak të supsnedimit, teksa Tiemoue Bakayoko ka marr dritën e gjelbërt për të luajtur.
Juventus
Sami Khedira është i suspenduar për ndeshjen e parë, që do të thotë se Marchisio pritet të startojë në këtë takim.
Daniele Rugani po ashtu shtë në dyshim pasi mungoi në barazimin prej 2-2 ndaj Atalantas këtë fundjavë.
Juventusi ka mbajtur portën të pa prekur në 8 nga 10 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Janë shënuar së paku tri gola në 7 ndeshjet e fundit të Monacos në Ligën e Kampionëve.
Monaco ka shënuar së paku tri gola në 4 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Juventusi është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Monaco ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në tri ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Monaco ka fituar tri ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjet mes Monacos dhe Juventusit janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Monaco ka fituar 13 neshjet e fundit në shtëpi dhe ka shënuar tri gola në tri nga katër ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Juventusi ka fituar 17 nga 22 ndeshjet e fundit dhe ka humbur vetëm një. Si mysafir, ata kanë vetëm dy fitore nga shtatë ndeshjet e fundit. Në Ligën e Kampionëve ata nuk kanë pranuar gol në ndonjë nga pesë ndeshjet e fundit dhe mbajtën Barcelnoën larg golit në dy ndeshjet çerekfinale.
Juventusi ka fituar 11 përballjet e fundit me dy ndeshje ndaj skuadrave franceze, por sfida e ardhshme ndaj Monacos mund të jetë shumë e ngushtë. Juventusi ka arritur të mbrohet për mrekulli ndaj Barcelonës në çerekfinale por do të duhet impenjim i madh që të realizohet kjo edhe ndaj Monacos.
Më e pakta që mund të presim në këtë takim është të përcaktohet një fitues në një lojë të fortë ku priten edhe gola, duke parë kualitetin e të dyja skuadrave dhe talentin si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Parashikimi: Monaco 1-1 Juventus























































