Sulmuesi Albion Rrahmani në këtë verë kompletoi transferimin e tij nga Ballkani te Rapid Bukuresht.
Klubi rumun kishte paguar 600 mijë euro për kartonin e Rrahmanit, i cili kishte shkëlqyer me fanellën e Ballkanit.
Por Rapidi pritet të fitojë shumë më shumë nga shitja e sulmuesi, pasi vlera aktuale e lojtari është rritur në 1.2 milion euro, sipas Transfermarkt.
Në katër ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin e Rumanisë, Rrahmani ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 1 asistim për Rapidin.
Ai aktualisht është njëri prej tre lojtarëve më të shtrenjtë te Rapid Bukuresht, pasi vetëm portieri Horatiu Moldovan me 1.6 milion euro është më latë se Rrahmani, pasi që edhe Andrei Borza vlerësohet 1.2 milion euro.
Rrahmani ka kontratë me Rapidin deri në verën e vitit 2026, por më gjasë në verë do të kalojë në një kampionat më të fortë./Telegrafi/