Paraqitja e David Haye në “Kush do të bëhet milioner” do të futet në histori të televizionit - por jo për arsyen e duhur

David Haye është bërë personazhi i fundit i njohur që është ulur në karrigen e famshme “Kush do të bëhet milioner”.
Ish-kampioni i peshave të rënda në boks ishte përballë shoumenit Jeremy Clarkson, derisa kishte shkuar në shumën e 350 eurosh.
Por, Haye kishte mbetur në pozitë të palakmueshme në pyetjen: Cila nga këto fjalë përdoret edhe si emër për gotën për të pirë shampanjë?”.
Ish-boksieri kishte ngecur aty edhe pse ishte pyetje shumë e lehtë, derisa kishte përdor ndihmën e publikut.
96% e tyre kishin vendosur për përgjigjen në opsion D, e që në rrjete sociale kishin filluar edhe talljet me të për atë se nuk e dinte pyetjen. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































