Parandalimi i djersitjes pasi të keni bërë dush është i lehtë, pakkush e di
Dermatologia Abha Gulati zbulon truket – duhet të veproni kështu para dhe pasi të bëni dush!
Temperaturat e larta kërkojnë të bëni disa herë dush në ditë, mirëpo shumica bëhen nervozë për shkak të faktit që sapo të dalin nga dushi djersiten.
Gjithashtu, pak njerëz i dinë veprimet të cilat janë të nevojshme që të pengoni këtë gjë.
“Në muajt e verës shohim shumë njerëz me djersitje problematike dhe të madhe. Ndonjëherë kjo është e lidhur me temperaturën e ngritur të trupit për shkak të ushtrimeve apo ambientit të nxehtë, por mund të jetë edhe për shkak të gjendjeve të tjera”, thotë dermatologia Gulati, transmeton Telegrafi.
Këtu janë disa truke që duhet të përdorni për të shmangur djersitjen menjëherë pas dushit:
Para dushit
Nëse keni ushtruar ose keni ardhur nga një shëtitje, mos shkoni menjëherë në banjë për të bërë dush. Nëse e bëni këtë, e bllokoni vetë trupin tuaj, nuk i jepni kohën që duhet të ftohet. Ekspertët rekomandojnë të prisni të paktën 30 minuta pas stërvitjes përpara se të bëni dush. Gjithashtu, sigurohuni që lëkura juaj të jetë plotësisht e thatë përpara se të bëni dush.
Gjatë dushit
Temperaturat ekstreme të ujit ndikojnë gjithashtu në djersitjen tuaj më pas. Dushi me ujë të nxehtë do ta bëjë trupin tuaj më të ngrohtë, dhe dushi me ujë të ftohtë gjithashtu mund të jetë një ide e keqe. Uji i ftohtë e mashtron trupin që të mendojë se është i ftohtë dhe nuk aktivizon mekanizmin tonë ftohës – djersën.
“Dushet e ftohta janë një strategji e mirë për të ndihmuar me problemin e djersitjes në mot të nxehtë”, thotë dermatologia, e cila rekomandon dushin me ujë të vakët.
Kah fundi i dushit
Deri në fund të dushit, ulni gradualisht nxehtësinë për të ftohur trupin. Zvogëlimi i ngadalshëm i nxehtësisë në intervale prej 10 sekondash do të ndihmojë në uljen e temperaturës së trupit tuaj. Derdhni ujë më të freskët nëpër flokët tuaj për të ftohur edhe kokën.
Pasi të keni bërë dush
Përdorimi i fuqishëm me peshqir shkakton fërkime dhe ngrohtësi më të madhe, gjë që përkeqëson djersitjen.
“Sugjeroj prekje të lehtë të lëkurës me peshqir në mënyrë që të thahet apo rroba banjosh në mënyrë që të pengohet çfarëdo fërkimi”, thotë dermatologia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje