Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit se Togo ka tërhequr njohjen e Kosovës, duke thënë se Qeveria duhet të sqarojë nëse vendit tonë i janë tërhequr disa njohje.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “tërheqja e disa njohjeve ka ndodhë dhe mjerisht do të ndodhë, sepse Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, ndërsa askush nga Qeveria Kurti as nuk i viziton shtetet që kanë njohur pavarësinë, as nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende, as nuk i thërret në telefon askush, as nuk e dijnë se ku gjenden në hartë, çfarë flamuj kanë ose si quhen kryeqytetet e tyre!”
“Njohja e shtetit është një akt politik dhe legal kur një shtet vendos për ta njohur një shtet të ri – sikurse Togo që njohu Kosovën më 2 korrik 2014, pas vizitës që i kisha bërë Togos si ministër i jashtëm më 20 janar 2014”, ka shkruar Hoxhaj, transmeton Telegrafi.
“Me njohje, shtetet gëzojnë të drejtën të vendosin marrëdhëniet diplomatike me shtete të tjera – sikurse ndodhi me 21 korrik. Pak javë pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës, kisha nënshkruar në Prishtinë së bashku me ministrin e jashtëm të Togos marrëveshjen për marrëdhëniet diplomatike në mes të dy shteteve. Njohja është një parakusht bazik që të nënshkruhen marrëveshje dy apo shumëpalëshe dhe që një vend të merr mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare – sikurse e ka mbështet Togoja shtetin tonë!”, tha ai.
Më tej Hoxhaj ka shkruar se “kur një shtet në rrafshin bilateral e tërheq njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit, sikurse Togo dje, duke marr vendim politik, përcjellë qëndrim me shkrim përmes notës verbale dhe lëshon komunikatë publike në Beograd, është goditje në zemër pozitës ndërkombëtare të shtetit tonë dhe një skandal i madh i politikës të jashtme të dështuar të Kosovës”.
“Tërheqja e disa njohjeve ka ndodhë dhe mjerisht do të ndodhë, sepse Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, ndërsa askush nga Qeveria Kurti as nuk i viziton shtetet që kanë njohur pavarësinë, as nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende, as nuk i thërret në telefon askush, as nuk e dijnë se ku gjenden në hartë, çfarë flamuj kanë ose si quhen kryeqytetet e tyre! Nuk kanë as strategji, as plane në këtë luftë diplomatike kundër Serbisë, por dorëzim dhe nënshtrim të plotë ndaj saj! “.
“Sa kam qenë ministër i jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kishin njohur 115 shtete. Sot, qeveria duhet të sqarojë nëse Kosovës i janë hequr disa njohje! Ka të bejë me interesin vital të Kosovës dhe përgjegjësinë e mbajnë Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e jashtme për këtë dështim!”, ka shkruar Hoxhaj.
“E nëse mendoni që po flas sepse jam opozitë dhe jo nga keqardhja për goditjen që po e pëson Kosova, jam i gatshëm të jem edhe më konkret rreth kësaj teme, duke nxjerr liderët institucionalë gënjeshtarë të mirëfilltë, të tillë sikurse ishin dhe janë! Ata nuk kanë nevojë ta nxjerrin inatin dhe mllefin përbrenda që kanë kundër opozitës brenda Kosovës, por duhet të heqin dorë nga betejat e humbura të fëmijërisë politike dhe të hartojnë një strategji e plane për luftën e egër diplomatike të Serbisë kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës!”, la shkruar Hoxhaj.
Që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia e ka kundërshtuar atë dhe ka tentuar që të bindë shtetet që të mos e njohin Kosovën, ose të tërheqin njohjen.
Pavarësisht se Serbia shpesh ka njoftuar për tërheqjen e njohjes, ekspertët kanë thënë se sipas normave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare nuk mund të tërhiqen njohjet.
Serbia ka nisur fushatën për çnjohje që nga viti 2017. Ndërkaq, që nga pavarësia, tenton të bllokojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri