Java e parë e korrikut në Kosovë është karakterizuar me takime të shumta nga homologët e krerëve të shtetit, dhe zyrtarë të tjerë evropianë.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, të martën qëndruan në Prishtinë, ku u pritën në takim nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Temë diskutimi ishte situata në Kosovë, dialogu dhe zhvillimet e fundit.


5 12 Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi të ngrohtë me dy kryeministrat, atë të Holandës dhe të Luksemburgut /Foto: Ridvan Slivova/

Mark Rutte kryeminister i Holandes dhe Xavier Bettel kryeminister i Luksemburgut foto Ridvan Slivova 5

Protokolli i Shtetit të Kosovës paralajmëroi kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, që të kenë kujdes në një rrugë për shkak të një pengese /Foto:Ridvan Slivova/ 

Në vazhdën e zhvillimeve në vend, për vizitë në Kosovë të enjten ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai u prit në takim nga presidentja Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, por jo edhe nga kryeministri Kurti, i cili refuzoi që ta takojë pas disa hatërmbetjeve të fundit mes tyre.

ramaaa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

rama konjufca Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca

Java që po lëmë pas përveç zhvillimeve të shumta, u karakterizua me mot të paqëndrueshëm, ku nuk munguan reshjet dhe shkarkime rrufesh. E syri i fotoreporterit të Telegrafi.com kapi këto momente të veçanta.

Rrufete vetetimat ne Prishtine foto Ridvan Slivova 1 1 Shkarkime rrufesh në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/