Jeni ndër ata njerëz të cilët kanë shprehi që gjatë natës lënë hapur derën e dhomës së gjumit?

Shumica e njerëzve mbajnë të hapur derën, ndërkaq arsyet janë të shumta, nga ato që t’i dëgjojnë më mirë fëmijët nga dhoma tjetër deri te arsyeja që temperatura të jetë e shpërndarë në mënyrë të barabartë, transmeton Telegrafi.


Pothuajse 60 për qind e njerëzve konsiderojnë që kështu është më e thjeshtë dhe nuk e çajnë kokën fare.

Mirëpo, dera e hapur apo dera e mbyllur e dhomës së gjumit mund të jenë vendimtare për jetë dhe vdekje!

hjhjhjh 1

Instituti për hulumtim të sigurisë FSRI ka bërë një hulumtim të madh në ShBA, ndërkaq rezultatet kanë treguar që shumica e njerëzve besojnë që më e sigurt është që të flihet gjumë me dyer të hapur.

Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe!

Në të vërtetë, kur është dera e mbyllur ngadalësohet përhapja e flakëve në rast të rënies së zjarrit, zvogëlohet tymi helmues, përmirësohet niveli i oksigjenit në dhomë dhe ulet temperatura.

Close Your Bedroom Door At Night

Vetëm disa minuta për të ikur nga zjarri

Në një fushatë të madhe në ShBA organizatat e sigurimit në bashkëpunim me zjarrfikësit kanë bërë një anketë të madhe dhe kanë paralajmëruar që dyert e mbyllura mund të kenë rol vendimtar në shpëtimin e jetëve të njerëzve.

Gjithashtu, këshillohet që dyert e dhomave të fëmijëve duhet të jenë të mbyllura. Ajo që shumica e prindërve dëshirojnë ta shmangin – pikërisht është shumë me rëndësi, thekson FSRI-a. /Telegrafi/

Home Fire