Institucionet përgjegjëse paralajmërojnë për rrezik të shtuar nga vërshimet në Pejë dhe komunat përreth për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Situata është veçanërisht e rënduar në Pellgun e Lepencit, Moravën e Binçës dhe lumenjtë me karakter malor, përfshirë Bistricën e Pejës.


Ekipi i Telegrafit ka parë nga afër shtratin e Bistricës së Pejës, i cili është mbushur tërësisht me ujë, duke shënuar një rritje tejet të lartë të nivelit të tij. Ky zhvillim rrit rrezikun e vërshimeve të shpejta në zonat përreth.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet mesatar deri të lartë. Zonat më të rrezikuara përfshijnë Pejën, Deçanin, Hanin e Elezit, Kaçanikun dhe Dragashin.

Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet e institucioneve për zhvillimet e mëtejshme të situatës./Telegrafi/