Paraburgim dhe arrest për 17 persona për kontrabandë me mallra, përfshirë edhe cigare
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka aprovuar sot kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për të paraburgosur për një muaj dhe vënë në arrest shtëpiak gjithsejtë 17 persona.
Ata dyshohet se kontrabanduan cigare dhe mallra të tjerë dhe dëmtuan buxhetin e shtetit në vlerë prej 350 mijë eurosh duke shmang tatimet dhe doganën.
Ja njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të evidentuar si: PPS.nr.28/17 të datë 8 gusht 2018 për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: F.I; Xh.I; N.S; M.B; Z.M; U.J; K.Rr; J.J, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit A.B; I.J; D.B; H.A; G.Z; R.B; A.A; A.D; J.M dhe të njëjtëve u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal nga neni 283 të KPRK-së që ndërlidhet me veprat penale kontrabandë e mallrave nga neni 317 të KPRK-së; shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 të KPRK-së; shmangia nga tatimi nga neni 313 të KPRK-së; tregti e ndaluar nga neni 305 të KPRK-së dhe veprat penale në lidhje me produktet me akcizë, sanksionuar me nenin 300 të KDAK-së.
Të pandehurit dyshohet se gjatë periudhës prej muajit korrik 2017 deri më 8 gusht 2018, me dashje, dijeni dhe qëllim kanë kryer veprat penale si më lartë, si grup i organizuar dhe strukturuar, duke marrë pjesë në veprimtari kriminale. Krerët e këtij grupi të organizuar me anëtarët e tjerë të grupit kanë arritur që të organizojnë veprimtari kriminale në bazë të të cilave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme në mënyrë të kundërligjshme në vazhdimësi përmes veprimeve të kundërligjshme duke i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, duke përfituar kundërligjshëm shumën rreth 350.000.00 euro, nga kontrabandimi i mallrave të ndryshme përfshirë cigare pa banderola dhe banderola të Maqedonisë, duhan të pa përpunuar, tekstil, vajra motorike dhe bagëti të cilat mallra të ndihmuar edhe nga persona të dyshuar të tjerë nga Kosova dhe Maqedonia, i kanë futur në Kosovë përmes rrugëve malore, duke kaluar vijën kufitare e traktorë, kamionë të cilat rrugë i kanë përshtatur për nevoja të veta.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë të dyshuarve, ndërsa për nëntë të pandehurit e dyshuar ka caktuar masë e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!