“Paqe” mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re

Dukagjini është ndalur në shtëpi nga Prishtina e Re, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit zhvilluan një paraqitje më dominuese, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.
Prishtina e Re e nisi faktikisht më mirë dhe lehtë mund të shënonte, por ish lojtari i Liverpoolit dështoi nga pika e bardhë.
Megjithatë, ishte Ibrahim Kargbo që kaloi mysafirët në epërsi pas një aksioni të shpejtë (37’).
Dukagjini pastaj e mori lojën në “dorë” për të zhvilluar disa aksione, që nuk arritën deri vonë t’i konkretizojnë.
Megjithatë, heroi ishte kapiteni Altin Mërlaku që shënoi një gol të bukur për ta shpëtuar skuadrën nga humbja.
Faktikisht, Dukagjini edhe mbeti me një lojtar më pak pasi Hugo në fund u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrje si lojtar i fundit për të mos lejuar Prishtinën e Re të zhvillonin një kundërsulm.
Kësisoj, Dukagjini zë pozitën e gjashtë me 34 pikë derisa Prishtina e Re qëndron në fund me 24 sosh./Telegrafi/



















































