Komuna e Dragashit ka filluar me realizimin e PAP Testit pa pagesë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Drejtori i QKMF-së në Dragash, Endrit Piraj ka njoftuar kryetarin Bexhet Xheladini dhe kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, lidhur me ofrimin e këtij shërbimi falas në shëndetësinë primare.
Sipas njoftimit të Komunës së Dragashit, Xheladini dhe Skeraj kanë vizituar QKMF-së dhe janë njoftuar me shërbimet shëndetësore që ofrohen për qytetarët, raporton Telegrafi.
Në takim, Piraj ka njoftuar drejtuesit e organeve komunale se projekti i PAP Testit realizohet pa pagesë për gratë e kësaj komune, falë edhe insistimit të vazhdueshëm të Grupit të Grave Asambleiste.
“Për t’u informuar më detajisht lidhur me zbatimin e projektit të PAP Testit, Kryetari Xheladini dhe Kryesuesja Skeraj vizituan edhe gjinekologun Femi Bojaxhiu, i cili do të ofrojë këtë shërbim në QKMF, duke qenë në dispozicion të pacienteve çdo ditë pune, nga ora 09:00 – 13:00. Pacientet nuk do të kenë nevojë që të caktojnë termin paraprakisht”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Aty theksohet se drejtuesit e organeve komunale janë informuar edhe për kujdesin paliativ, që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore nëpër shtëpi për personat të cilët nuk kanë mundësi që të kenë qasje në QKMF, siç janë personat e moshuar, PAK-të, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Pasuria e ministres Donika Gërvalla, një shtëpi, arë, truall e veturë - deklarimi i plotë

“Në fushë jam shqiptar, në jetë zviceran”, Xherdan Shaqiri flet për mentalitetin e tij

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'