LAJMI I FUNDIT:

Panucci e nis me fitore te Shqipëria, mposht Lihtenshtejnin (Video)

Panucci e nis me fitore te Shqipëria, mposht Lihtenshtejnin (Video)

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore 2-0 ndaj Lihtenshtejnit në kuadër të Grupit G për eliminatoret e botërorit 2018, ndeshja kjo e para zyrtare për trajnerin e ri Christian Panucci.

Shqipëria ka arritur të marrë edhe fitoren e katërt në grupin G duke u ngritur në pozitën e tretë me 12 pikë pasi ka mposhtur në Elbasan Arena ekipin përfaqësues të Lihtenshtejnit.

Kombëtarja kuqezi e udhëhequr për herë të parë në ndeshje zyrtare nga trajneri i ri italian, Panucci, ka arritur ta dominoj gjithë takimin, por pjesa e parë përfundoi pa gola (0-0) përkundër disa rasteve të krijuara nga Eros Grezda, Ledian Memushaj dhe Odise Roshi.


Duel gjatë pjesës së parë

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi, pasi dominimi u konvertua në gol kur në minutën e 54 ishte Roshi, i cili devijoi një top nga afërsia pas goditjes së Migjen Bashës për të kaluar kombëtaren në epërsi 1-0.

Qetësia e Bashës ishte kruciale në këtë ndeshje

Trysnia dhe dominimi i Shqipërisë ndaj Lihtenshtejnit vazhdoi edhe në minutat në vazhdim, por goli i dytë dhe i qetësisë erdhi vetëm në minutën e 78, ku kapiteni Ansi Agolli shënoi një gol të bukur nga distanca për 2-0.

Goli i Agollit vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-0, ndërsa ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është ndaj Maqedonisë në udhëtim me 5 shtator. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori