LAJMI I FUNDIT:

Me pankartën e targave ilegale, në Rusi brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”

Me pankartën e targave ilegale, në Rusi brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”

Një video që po qarkullon në rrjetin social Twitter, e që është realizuar në Rusi, tregon edhe njëherë se bashkëpunimi ruso-serb është më shumë sesa marrëdhënie diplomatike.

Disa të rinj, me pankartën e targave ilegale të Mitrovicës “KM”, e cila u përdor si ngjitës ditët e fundit në komunat veriore, kanë realizuar një video.

Në këtë video, gjersa mbajnë pankartën në duar, ata brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”.



Ngjitësi, i cili u shndërrua në pankartë në Rusi, është dizajnuar nga serbët e Kosovës, të cilët kundërshtojnë implementimin e unifikimit të targave të Republikës së Kosovës.

Përveç marrëdhënieve të mira në mes të Moskës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, ndikimi rus është rritur ndjeshëm edhe në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Rusia ia ka dhënë përkrahjen Listës Serbe në Kosovë, që nga viti 2017, kur këtë e deklaroi Sergey Zelezniak në takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. Atëherë, Rakiq e kishte ftuar Zelezniak-un, përfaqësuesin e partisë së Putinit “Rusia e Bashkuar” që t’i vizitonte serbët e Kosovës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori