Nga: Auron Tare
Disa vite më parë, isha ftuar në Nju-Jork dhe Uashington DC, për të prezantuar në “Explorer Club” dhe “National Geographic”, projektin e kërkimeve nënujore në Shqipëri.
E, meqenëse rruga më shpuri pranë këtyre qendrave të njohura botërore të eksplorimeve dhe kërkimeve historiko/gjeografike, u mundova të shikoja se çfarë mbanin arkivat e tyre për Shqipërinë e dikurshme.
Shumë pak. Megjithatë, ndër të tjera gjeta disa foto dhe shënime në arkivin e “National Geographic” për një shqiptar shumë pak të njohur te ne, por që në kohën e tij ishte pritur në Nju-Jork si një personalitet i rëndësishëm evropian. I kam ruajtur këto foto, duke shpresuar se një ditë do të mund të shkruaj më gjatë për Nuredin bej Vlorën, vlonjatin e shquar, por pak të njohur, i cili në udhëtimin e tij në botën e re duhet të jetë i pari shqiptar i pritur deri më sot me kuriozitetin dhe zhurmën mediatike më të madhe në Amerikë. Askush nga politikanët tanë nuk ka mundur të tejkalojë kuriozitetin mediatik të Nuredin bej Vlorës, i cilësuar në atë vizitë si Princi i Shqipërisë. Titull ky shumë i çuditshëm për një personash i cili nuk kishte asnjë status politik.
Ende pa zbritur nga kuverta e anijes, Nuredin Beu rrethohet nga të gjithë gazetarët dhe fotografët e mediave të Nju-Jork, duke u përshëndetur dhe fotografuar prej tyre. Nuk kam gjetur ndonjë intervistë të tij nga ky moment dhe është e paqartë arsyeja se përse vlonjati ynë ka pasur këtë pritje kaq të çuditshme. Nuredin beu sapo ishte martuar me një amerikane shumë të pasur, një lloj Kardashian e kohëve tona dhe mundet që ky status të ketë tërhequr median amerikane. Fakti që në këtë pritje të ketë qenë edhe fotografi i “National Geographic” e bën me interesante këtë pikëpyetje.
Nuredin beu jetoi në Amerikë diku rreth pesë vjet. Nuk dihet asgjë mbi jetën e tij amerikane, por nga arkivi i Zyrës së Zbulimit ushtarak amerikan, pararendësja e FBI-së (dokumente të papublikuara), më rezulton se ishte i survejuar si një njeri me influencë të theksuar austro-gjermane. I vendosur në një vilë të rrethuar nga pyjet, pronë e së shoqes, bënte një jetë të tërhequr dhe të rrethuar nga njerëz të artit dhe kulturës ekskluzivisht ky një rreth i krijuar nga bashkëshortja amerikane.
Nga Amerika tenton të përfshihet në jetën politike shqiptare ku si pjesë e një organizate politike pa ndonjë veprimtari të njohur vjen në Evropë për të përfaqësuar Shqipërinë në bisedimet e Paqes. Ndoshta, ky ka qenë momenti që e ka bërë që të rikthehej përsëri në Vlorë ku zgjidhet si kryetar i Bashkisë apo siç quhej atëherë kryekatundar. E drejtoi Vlorën brenda mundësive të kohës për disa vjet, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në hapjen e Shkollës Tregtare, por edhe në disa projekte publike.
Ndër kujtime të kohës, Nuredin beu përmendet si një person me reputacion shumë të madh në Vlorë dhe si personi i cili familja e njohur e Vlorajve kishte si primat të sajin. Fakti qe kishte luftuar në krye të vlonjateve kundër zbarkimit të bandave greke në Himarë në 1913-14, por edhe kundër bandave të Haxhi Qamilit, i kishin dhënë atij një reputacion si njeri jo vetëm i fjalës. Me ardhjen në pushtet të Ahmet Zogut, duket se marrëdhëniet e tij me pushtetin ishin komplekse. Një aristokrat si Nuredin beu mund ta ketë pasur të vështirë pranimin në krye të vendit të një oxhaku inferior si ai i Zogollit të Matit. Por, matiani në krye të një pushteti të fortë e hodhi në qeli menjëherë pas dështimit të Kryengritjes së Fierit ku duket se roli i Nuredin beut duhet të ketë qenë i rëndësishëm aq sa Zogu ta dënonte me vdekje. Vetëm ndërhyrja e ish gruas së tij amerikane në Departamentin e Shtetit bëri që Zogu t’i falte jetën.
Nuredin beu ishte një prej shtyllave të rëndësishme të Ballit Kombëtar me një mbështetje të rëndësishme në Vlorë. I skicuar si kryeministër i vendit nga gjermanet, ai refuzoi këtë detyrë të vështirë duke mbetur në prapavije të ngjarjeve politike. Në dimrin e vitit 1945, së bashku me disa Vloraj të tjerë, si Ekrem beu dhe Xhelaledin pasha, largohen nga Shqipëria. Pas një përfshirje disavjeçare në ngjarjet politike të emigracionit, vendoset përfundimisht në Gjermani ku bashkëjeton me një mikeshën e tij gjermane. Ndahet nga jeta në Heidelberg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës