Momente paniku dhe frike në përballjen Udinese-Roma, mbrojtësi Ndicka rrëzohet në fushë - ndeshja pezullohet

Mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të dhe gjyqtari e pezulloi ndeshjen.
Momente frike gjatë ndeshjes Udinese-Roma, ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të.
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës.
Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator, ku lojtari është larguar me barelë duke tundur dorën.
I ndërgjegjshëm, ai u transportua në dhomat e zhveshjes ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij.
Në një atmosferë të tensionuar, gjyqtari i ndeshjes vendosi të pezullojë këtë përballje për disa minuta, ku deri në ato minuta rezultati ishte 1-1. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































