Megjithëse në plan të parë shifrat e papunësisë nuk janë të larta në Gjermani, tregu i punës po tregon efektet e pandemisë COVID-19. Më së shumti pasojat i vuajnë të rinjtë. Ekspertët paralajmërojnë nga një brez i humbur.
Instituti Gjerman i Tregut të Punës dhe Profesionit (IAB) ka hulumtuar se kush i vuan më së shumti pasojat e krizës së pandemisë. Në studimin e paraqitur së bashku me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, thuhet se Gjermania po shkon drejt një krize në vendet e shkollimit profesional.
Sipas drejtorit të IAB, Bernd Fitzenberger tregu i punës në tërësi po tregohet hë për hë rezistent. Kjo lidhet me masat e marra, si mbështetja nga shteti e punës me orar të shkurtuar, gjë që i bën firmat t’i mbajnë punëmarrësit në punë, me gjithë krizën. Por pasojat e turbulencave në tregun e punës po i ndjejnë më së shumë të rinjtë, kanë arritur në përfundimin studiuesit e IAB në Nuremberg.
“Tregu i shkollimit profesional është goditur rëndë. Sipërmarrjet po e reduktojnë numrin e vendeve të shkollimit profesional për vitin 2021”, thotë Fitzenberger.
Një e dhjeta e sipërmarrjeve do të kufizojë vendet e shkollimit profesional ose nuk do të ofrojë më asnjë vend për vitin 2021/2022.
Ngadalë edhe në statistikat e Agjencisë Federale të Punës po reflektohen efektet e pandemisë. Zyra Federale e Statistikave njofton për rënie të numrit të të punësuarve në sektorin e shërbimeve. Në fund të vitit 2020 numri i të punësuarve ka qenë 44.8 milionë persona, 1.6 milion prej tyre më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Për shkak të kësaj krize në shkollimin profesional të të rinjve, Fitzenberger kërkon mbështetje nga shteti të sipërmarrjeve që ofrojnë vende të shkollimit profesional, në mënyrë që ato t’i ruajnë vendet e madje edhe t’i shtojnë.
“Nuk duhet të krijohet një gjeneratë e Coronavirusit në tregun e punës. Sepse papunësia në fillim të jetës së punës edhe vite më vonë ka efekt në rroga më të ulta dhe pason me papunësi më të shpeshtë”, thotë ai.
Kritike paraqitet situata edhe tek punët me paga minimale pa sigurime shoqërore e që nuk mbështeten nga fondi për pagën me orar të shkurtuar aktualisht, të cilat shpesh kryhen nga nxënës të klasave të larta apo studentët. Vetëm në nëntor humbën 100 mijë vende pune në sektorin e hotelerisë për shkak të mbylljes.
“Në tërësi kemi një gjysmë milionë ‘mini-jobs’ më pak se para një viti”, është shprehur kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele.
Për shkak të krizës së pandemisë një gjeneratë e gjithë ndeshet me një të ardhme të pasigurt. Jo vetëm ata që duan shkollim profesional, por edhe studentët që sapo mbarojnë studimet e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune, sepse sipërmarrjet hezitojnë të punësojnë.
Heike Solga, eksperte e tregut të punës nga Qendra Shkencore për Studime Sociologjike në Berlin (WZB) paralajmëron për 3sat nga pasojat afatgjata të pandemisë tek rinia.
“Ne fokusohemi momentalisht shumë në debat tek ata që duan të bëjnë shkollimin profesional apo të nisin studimet, por nuk duhet të harrojmë brezat pas shkollimit profesional e pas studimeve. Këtyre të rinjve në të ardhmen në konkurrencën e punës iu mungojnë përvojat profesionale dhe në të njëjtën kohë ne do të kemi më shumë persona me përvojë profesionale që do të kërkojnë punë. Konkurrenca do të bëhet më e pabarabartë se sa në kohët para pandemisë”, thotë Solga.
Pandemia ka shkaktuar frikë e pasiguri për të ardhmen sidomos te brezi i 20-vjeçarëve, këtë e konfirmojnë disa studime.
Matthias Rohrer, studiues në Institutin për Studimet e Kulturës së të Rinjve ka përgatitur një studim për këtë.
“Ata kanë frikë, nëse diplomat e tyre të shkollës do të jenë me më pak vlerë, se ata janë gjenerata e ‘home-schooling’, që ka bërë maturë jo të zakonshme, kjo i bën që të kenë shqetësime për të ardhmen e tyre, sidomos në lidhje me punësimin, të rinjtë e dinë se papunësia po rritet, kjo ishte edhe para krizës një temë, pra që për të rinjtë është e vështirë të gjejnë vend në tregun e punës”, thotë Rohrer.
Sipas ekspertëve një e vërtetë e hidhur provohet edhe njëherë në kohën e pandemisë. Kush ka pasur probleme me gjetjen e vendit të punës, edhe para krizës së pandemisë, e ka në kohë pandemie shumë më të vështirë. Sidomos emigrantët e ata me kualifikim të ulët e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë apo një vend për kualifikim profesional, i cili të hap më vonë rrugën e punësimit. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij